75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / LB

Kishin vetëm 5 kandidatë, por fusin dy deputetë në Kuvend, suksesi i Alternativës

Partia e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila, Alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit ka kandiduar më pesë kandidatë për deputetë, në kuadër të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Dy prej tyre, sipas të dhënave të deritashme kanë siguruar mandatin në Kuvendin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Mimoza Kusari-Lilen dhe Agon Dobrunën.

Koalicioni i udhëhequr nga Vetëvendosje, pa llogaritur votat me kusht dhe të diasporës, ka fituar 40.82%./IndeksOnline/