75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / k.v

Kishte 4 urdhërarreste/ Pranga 23-vjeçarit nga Vushtrria, i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burgim

Nga njësitet e Stacionit policor në Vushtrri, është arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.

Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tre vjetësh e nëntë muaj./IndeksOnline/