23:02 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kishte dalë për të pirë cigare jashtë, i niset treni që kishte lënë foshnjën e vetme brenda

Ky është momenti i tmerrshëm kur një baba vrapon pas trenit pasi brenda ka lënë foshnjën e tij.

Në kamerat e sigurisë shihet babai teksa lë foshnjën brenda në tren, teksa vet del për të ndezur një cigare.

Përderisa ai ndezi cigaren, papritmas mbyllen dyert e trenit dhe ai niset duke e lënë kështu babain në stacion, ndërsa fëmija mbetet brenda në tren.

Në video shihet se si babai i frustruar vrapon pas trenit të shpejt, duke bërtitur me dëshpërim, përderisa ai po largohej nga Stacioni i Ëindermer në Cleveland të Ohajos.

Një pasagjerë tjetër lajmëroi shoferin, i cili shpejt u kthye në rrugë dhe në mënyrë të sigurt e ribashkoi fëmijën me babain e tij në stacion.

Më pas babai u akuzua për neglizhencë./Indeksonline/