Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 ton kokainë në Peru
Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë. Sipas autoriteteve droga ishte fshehur në një ngarkesë bananesh dhe kishte destinacion Belgjikën.
Vlera e drogës së sekuestruar tejkalon 68 milionë dollarë. “Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruiane sekuestroi kokainë hidroklorur në rajonin Piura (në Perunë veriperëndimore), duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit “, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale ku bëjnë pjesë anëtarë nga peruja, kolumbia dhe evropia.
Sipas OKB-së, Peruja së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë.

