18:56 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kishte kaluar kufirin e Bashkimit Evropian, lopa bullgare dënohet me mbytje (Video)

Bullgaria ka dënuar me mbytje një lopë shtatzënë për kalimin nga Bullgaria jashtë kufirit të Bashkimit Evropian për në Serbi dhe për të cilën mungon dokumentacioni i duhur për rikthim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Penka, lopa që i takon bullgarit Ivan Haralampiev, hyri në vendin fqinj pa u vënë re nga rojet kufitare.

Një fermer serb më vonë e gjeti dhe e identifikoi atë dhe e ktheu atë tek pronari i saj.

Megjithatë, Bullgaria e ndalon Penkan për rifutje në vend, sipas rregulloreve evropiane.

Haralampiev u tha nga oficerët e doganave se Penka duhet të inspektohet nga një mjek.

Haralampiev kishte një certifikatë veterinare serbe që dëshmonte për shëndetin absolut të Penka. Megjithatë, autoritetet bullgare kanë kërkuar që Penka të mbytet.

Ndërkohë është iniciuar një peticion që i bën thirrje BE-së të bëjë një përjashtim për Penka, për të cilin deri më tani janë mbledhur rreth 15 mijë nënshkrime.