E kishte lënë Norvegjinë për Kosovën, ish-sulmuesi tani bëhet me licencë të trajnerit
Ish-futbollisti i njohur, Flamur Kastrati është bërë me licencë të trajnerit.
Kastrati që kishte lënë Norvegjinë për të luajtur me Kosovën, ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2023, në moshën 32 vjeçe, shkruan Indeksonline

Tani 34-vjeçar, Kastrati dëshiron të mbetet në botën e futbollit.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet diploma e trajnerit, UEFA-A, të marrur në Oslo të Norvegjisë.
Ish-sulmuesi gjatë karrierës së tij në futboll, kishte luajtur në Gjermani te Osnabruck, Duisburg dhe në Norvegji te: Aalesund, Odd, Sandefjord etj./Indeksonline/


