Kishte martuar vajzën në Pakistan pa dijeninë e saj, gruaja dënohet me burg
Gruaja e cila detyroi vajzën e saj adoleshente të martohet me një burrë të vjetër në Paksitan, është dënuar me 4 vjet e gjysmë.
Në një Gjykatë në Angli dhe Uells, gruaja e cila nuk mund të identifikohet, u dënua se kishte mashtruar viktimën.
Viktima ishte 17 vjeç kur u mashtrua për të udhëtuar në Pakistan për atë që besonte se ishte një feste familjare.
Por pasi mbërriti familja, atje e prisnin familja e burrit të saj 33 vjecar, me të cilin familja e vajzës ishin dakorduar për ta martuar, por pa dijeninë e vajzës.
Vite më parë, kur vajza ishte vetëm 13 vjeçe, i njëjti mori virgjërinë e saj pasi ashtu edhe kishte qenë e shkruar në kontratën e martesës të cilën e kishte nënshkruar nëna e saj dhe ajo mbeti shtatzënë, transmeton Indeksonline.
Ajo u detyrua të kishte një abort kur është kthyer në Britaninë e Madhe, duke u ngritur kështu një shqetësim i madh nëpër shërbime sociale në Britani.
Gjykatësi Patrick Thomas QC, i cili dha dënimin, i tha nënës: “Ju e keni mashtruar atë mizorisht. Ajo ishte e frikësuar, e vetme, e mbajtur kundër vullnetit të saj, duke u detyruar në një martesë që i frikësohej.
Nëna u shpall fajtore për mashtrimin e viktimës për të shkuar në Pakistan, për të hyrë në një martesë të rreme, martesë të detyruar dhe dëshmi të rreme, pas një gjyqi në Gjykatën e Birmingham.
Detyrimi për martesë kundër vullnetit të personit, konsiderohet një vepër penale sipas prokurorisë dhe shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.
“Siç tregon prokurori, ata do identifikojnë dhe do ndjekin penalisht të gjitha ata që detyrojnë, kontrollojnë, dominojnë ose shfrytëzojnë një viktimë për t’u martuar.
Kjo gjë ishte zbuluar fal viktimës e cila ishte treguar e guximshme për ta paraqitur rastin në polici./Indeksonline/