75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Kishte probleme me Gattuson, Emir Sahiti largohet nga Hajduku dhe niset për në Gjermani?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti është afër largimit nga Hajduk Spliti.

Siç raportohet nga gazetari Lorenzo Lepore – futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me klubin gjerman, Hamburger SV, shkruan Indeksonline

20 përqind e kartonit pritet t’i mbajë skuadra nga Kroacia, Hajduk Split – kurse shifra e këtij transferimi ende nuk është zbuluar.

Sahiti shënoi 18 gola dhe bëri 16 asiste për skuadrën nga Kroacia në 121 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kujtojmë që Sahiti kishte probleme me trajnerin Gennaro Gattuso, pasi kosovari u vonua në stërvitje./Indeksonline/