Kishte shpresuar të ketë vajzë, gruaja shtatzënë qanë me javë kur kuptoi se po priste një djalë
Një baba i ri ka kërkuar këshilla në rrjetet sociale, pasi gruaja e tij ishte bërë keq sepse kishte kuptuar se pret një djalë.
Një 24 vjecar, tha se e dinte se gruaja e tij shpresonte të kishte një vajzë, por gjithcka ndryshoi kur kuptoi se gjinia e foshnjës ishte djalë.
Ai ka treguar se sa ishte mërzitur gruaja e tij se po priste një djalë në vend të vajzës, duke shpërthyer në lot sa kishin qenë te doktori dhe duke vazhduar të mbyllet në dhomë dhe duke qajtur për disa javë më pas.
Për këtë ai ka kërkuar këshila se cfarë të bëj, pasi që gruaja e tij nuk po ndalej dhe nuk po mund ta ngushëllonte asesi./Indeksonline/