75 Mall Live Search
18:59 / E Martë, 18 Qershor 2024 / k.v

Kishte trazuar lagjen duke gjuajtur me kallash, arrestohet 23-vjeçari nga “Bregu i Diellit”

Pas një pune  intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të arrestojë personin e dyshuar lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë në tentativë’.

Rasti  ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Arrestimi i personit të dyshuar: H.V., mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

– një armë e gjatë AK-47

– një revole

– një granatë dore

– një thikë etj.

Pas intervistimit, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/