Kishte udhëtimin e fundit me Ambulancë por kërkoi të hante akullore
Një burrë i moshuar është bërë hit në internet pasi pati një kërkesë të çuditshme për kujdesin e emergjencës.
Shërbimet e Ambulancës në Queensland kanë ndarë një fotografi të Ron-it duke shijuar një akullore.
Gruaja e tij, Sharon nga Australia kishte thirrur një ambulancë për udhëtimin e fundit të bashkëshortit të saj në spital nga kujdesi paliativ,transmeton Indeksonline.
Ron nuk kishte ngrënë thuajse asgjë gjatë dy ditëve të fundit kështu që Kate dhe Hanna, dy infermierët që kujdeseshin për Ronin e pyetën atë se a mund të hante diçka, dhe ai kërkoi një akullore të veçantë.
Postimi u pëlqye më shumë se 14 mijë herë dhe njerëzit e vlerësuan si gjest shumë të mirë./Indeksonline/