75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 15 Gusht 2025 / S Z

Kishte urdhërarrest, një 35-vjeçar arrestohet për tentativë vrasjeje në Prishtinë

Është arrestuar një person me incialet K.D., 35-vjeçar nga Prishtina. 

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte në kërkim me urdhëresë gjykate për veprat penale: “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Arrestimi është kryer nga njësitet e stacionit të policisë-Veri në kryeqytet, të cilat gjatë një aksioni policor kanë identifikuar dhe kapur të dyshuarin, transmeton Klankosova.tv. 

Sipas policisë së kryeqytetit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në koordinim me prokurorin e rastit.