10:50 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / B O

Kishte veshur fustanin më të gjatë, dhëndri e merr nusen me kamion

Një 25-vjeçare u detyrua të merrte një kamion 16 metra të gjatë në ditën e dasmës, pasi fustani i nusërisë ishte shumë i gjatë. Tatiana nga St Louis Missouri ishte e vendosur të vishte fustanin më të madh por ishte e shqetësuar se si do të shkonte në altar.

Por stilistja e saj i erdhi në ndihmë me idenë për të marrë një kamion, me të cilin ajo shkoi përpara bashkëshortit të saj Zuki. “Çdo pëllëmbë e kësaj veshje përfaqëson dashurinë time për Zukin.”, thotë ajo.

Me një autokolonë motoçikletash që e shoqëronin, Tatiana bëri rrugën për në altar me kamion. “Që kur isha e vogël kam dashur veshjen më të madhe. Jam shumë e lumtur që më në fund ëndrra ime u bë realitet. Asnjë vajzë cigane nuk e ka pasur kurrë më parë këtë.”, u shpreh ajo.