“Kiss Kiss” grumbullon dy milionë shikime
Bashkëpunimi i dy reperëve, Lumi B dhe Ledri Vula po del të jetë shumë i qëlluar.
Së fundmi ata lansuan këngën “Kiss Kiss” që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku, transmeton Indeksonline.
Ka katër ditë që është publikuar dhe kënga ka arritur të grumbullojë dy milionë shikime në Youtube.
Po ashtu kënga po dëgjohet mjaft shumë në kafene dhe klube të natës.
Kjo është kënga e dytë e Ledri Vulas për sezonen verore. “Rio” ishte e parë që mori komplimente të shumta nga publiku.
Në dy muajt e ardhshëm të verës, Ledri pritet të publikoj edhe këngë të tjera./Indeksonline/