75 Mall Live Search
14:11 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Kiss Kiss” nga Ledri dhe Lumi arrinë mbi 12 milionë shikime

Një ndër hitet e kësaj vere padyshim ishte kënga “Kiss Kiss” nga reperët Ledri Vula dhe Lumi B, shkruan Indeksonline.

Me tu lansuar, kjo këngë mori vëmendje të madhe nga publiku duke e pëlqyer shumë, madje për shumë pak kohë ajo arriti mbi 1 milion shikime në Youtube.

E tanimë kënga ka arritur mbi 12 milionë shikime duke arritur gjithashtu një sukses të madh nëpër koncerte, ku vërehet se kur të performohet kjo këngë, ngritet entuziazmi dhe këndohet njëzëri nga e gjithë publiku.

Kujtojmë që ky nuk është ‘mega’ hiti i Ledrit këtë verë, pasi ai publikoi edhe këngët: “Rio” , “MEM” , apo “M’ke harru” që u pritën tejet mirë nga publiku. /Indeksonline/