20:08 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo 17-vjeçare po vlerësohet të jetë trimëresha e palestinezeve (Video)

Ahed Tamimi është një vajzë 17 vjeçare, dhe për palestinezët ajo është një femër ‘heroinë’.

Derisa për izraelitët ajo është provokuese  dhe një simbol i propagandës. Tamimi për shumë vite e ka dëshmuar se ka shpirt luftarak, dhe jo rrallë herë figuron në ballë të protestave.

Në videon e fundit ajo shihet duke u përleshur me forcat izraelite, derisa ndërhyn nëna e saj, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që ajo konfrontohet me ushtarët.

Në vitin 2012 ajo goditi një ushtar derisa po protestohej në Ramallah, kurse në vitin 2015 ajo kafshoi dorën e një ushtari pasi që ia arrestuan vëllaun e saj më të ri.

Tamimi vjen nga një familje aktivistësh, dhe lufton për të drejtat e vendit të vet. /Indeksonline/