Kjo aktore shpallet “Femra më e bukur në botë”
Sipas formulës së lashtë greke për bukurinë, e njohur si raporti i artë, aktorja e Hollivudit Emma Stone është emëruar gruaja më e bukur në botë.
Një studim i ri, duke përdorur teknika të përparuara të hartëzimit të fytyrës, e ka vendosur yllin e Poor Things dhe La La Land në krye të listës, me një shkallë saktësie prej 94.72 përqind kur bëhet fjalë për përsosmërinë fizike, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi u krye nga Dr. Julian De Silva, kreu i Qendrës për Kirurgji Estetike dhe Plastike të Avancuar në Londër, i cili përdori teknika të kompjuterizuara të hartëzimit të fytyrës.
“Emma Stone ishte fituesja e qartë kur të gjitha tiparet e fytyrës u matën për përsosmëri fizike”, shpjegoi Dr. De Silva.
“Ajo mori rezultatin më të lartë për vetullat (94.2 përqind) dhe rezultate të larta në të gjitha kategoritë e tjera. Ajo ka një nofull pothuajse të përsosur me një rezultat prej 97 përqind dhe buzë me përmasa të bukura me një rezultat prej 95.6 përqind. Ajo ishte e para për shkak të përsosmërisë së saj të vazhdueshme në të gjithë elementët e raportit të artë.”/Indeksonline/


