Kjo bukuroshe e dashura e re e G-Banit?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” dhe këngëtari i njohur, G-Bani, ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram Story.
Në imazhin e publikuar ai shihet në një ambient nate, pranë një vajze bionde bukuroshe, e cila tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të tij.
Megjithatë, fakti që G-Bani e ndau këtë moment në rrjete sociale ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet: A është ajo e dashura e tij e re?
Deri tani, këngëtari nuk ka dhënë asnjë reagim, ndërsa as identiteti i vajzës nuk është i ditur.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një dalje shoqërore, por një gjë është e sigurt: fansat e G- Banit po presin me padurim një konfirmim nga ai vetë.
