75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Kjo çantë e Ingrit Gjonit kushton fiks sa një makinë (e përdorur)

Ingrit Gjoni ka publikuar së fundmi një seri fotosh e veshur me elegancën që e karakterizon dhe krejt sharmin e saj, ama ne na mbetën sytë tek çanta e këngëtares.

Një çantë e madhe e markës ‘Fendi’, pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze, e ka shoqëruar kombinimin e saj vjeshtor dhe ekstravagant. Por nga një kërkim i joni, ajo që zbuluam është çmimi i çantës.

Në faqen zyrtare të ‘Fendi’, ky model kushton rreth 2,723 Euro, shifër kjo e konsiderueshme. Nëse i keni fiksim çantat dhe markat, ky model mund të jetë investim i mirë, pasi ka hapësirë të bollshme dhe është një çantë e kombinueshme me çdo gjë.