75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Kjo çka ka ndodhë sot në Angli është absolutisht çmenduri!

Skena të paparemendueshme kanë ndodhur sot në ndeshjen e Championshipit anglez në mes të Aston Villës dhe Leeds United.

Derisa një futbollist i Leeds United ishte i shtrirë, futbollistët e Aston Villës kërkuan që topi të largohej jashtë por, Leeds e vazhdoi aksionin dhe shënoi përmes Mateusz Klich.

Për disa minuta pati përleshje në fushë pas frustrimit të madh që shfaqën lojtarët e Villës derisa Anwar El-Ghazi u përjashtua me karton të kuq.

Trajneri i Leedsit Marcielo Bielsa i kërkoi lojtarëve të tij që të lejonin kundërshtarët të barazonin rezultatin. /Indeksonline/