22:39 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Kjo deputete e LDK-së ishte kujdestarja e Feros në shkollë të mesme

Pasi jemi në prag të zgjedhjeve, edhe reperi i njohur Fero ka folur shumë rreth politikës.

Ai së fundmi ka shfaqur simpatinë për një parti politike, shkruan Indeksonline.

Në emisionin “NIN”, ai tregoi se në këto zgjedhje do ta përkrahë deputeten Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Por çfarë i lidh Feron me këtë deputete?

Valentina Bunjaku – Rexhepi ka qenë kujdestarja e klasës së reperit dhe duket se kjo përkrahje nga ana e tij vjen pasi kanë pasur raport të mirë gjatë asaj kohe./Indeksonline/