75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Kjo do jetë skuadra e re e Nainngolan

Nainggolan te Cagliari, për aktin aktin e tretë.

Pas mungesës së marrëveshjes verën e kaluar, klubi ishullor ka këmbëngulur sërish, duke marrë “OK” nga Interi për huazimin e futbollistit deri në qershor. Sikurse raporton “Sky Sport”, presidenti Giulini ka vendosur të bëjë një goditje të rëndësishme pas dëmtimit të rëndë të gjurit të pësuar nga Rog, i cili rrezikon të qëndrojë jashtë për disa muaj.

Për më tepër, Nainggolan është një lojtar që ka punuar me trajnerin Di Francesco, kur të dy ishin pjesë e Romës. Tek Interi, megjithatë, belgu nuk ka arritur kurrë ta bindë Conten dhe në javët e fundit, edhe për shkak të një problemi të muskujve, as nuk është grumbulluar nga trajneri ziklatër.

Pa dyshim, vullneti i Nainggolanit e favorizon transferimin.

Muajt e ardhshëm, klubi i Sardenjës do të duhet të gjejë një marrëveshje me Interin për blerjen përfundimtare të Ninjas.