Ky do të jetë blerja e parë e Artetës te Arsenali
Mikel Arteta tashmë ka marrë drejtimin e Arsenalit dhe ka filluar me kërkesat e para për merkato.
Sipas “Sky Sport”, blerja e parë e bosit të Topçinjve do të jetë sulmuesi i Bayer Leverkusen, Kevin Volland.
27 vjeçari është duke u vëzhguar nga skuadra londineze, i cili ka shënuar pesë gola këtë sezon.

Ai ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe me këtë rast Arsenali mund ta marr me një çmim më të lirë.
Arsenali është gjithashtu i interesuar të nënshkruajë me yllin e Napolit, Dries Mertens. /IndeksOnline/