Kjo do të jetë e ardhmja e Ten Hag

Erik Ten Hag të hënën e kësaj jave është shkarkuar nga posti i trajnerit të Manchester United.
Tekniku holandez u shkarkua pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni, ndërsa sot Manchester United ka zyrtarizuar Ruben Amorim si trajner të ri, shkruan IndeksOnline.
”Daily Mail” ka zbuluar planet e Erik Ten Hag për të ardhmen.
Sipas gazetës angleze, ai tashmë ka planifikuar që të rikthehet në pronën e tij në Austri për të reflektuar për kohën e tij tek Unitedi në atë që kanë qenë dy vite e gjysmë mjaft të vështira.
Ten Hag ishte pjesë e Manchester United që nga viti 2022, ndërsa ka fituar dy trofe, Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup sezonin e kaluar./IndeksOnline/