Kjo do të jetë ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin “DIEGO MARADONA”

Sot dhe zyrtarisht Këshilli i qytetit të Napolit, ka vendosur që stadiumi aktual i napolitanëve “San Paolo”, të emërohet me emrin e legjendës argjentinase, “DIEGO MARADONA”.
Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” do të jetë të enjten e ardhshme me rastin e vizitës së Real Sociedad në Napoli në ditën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan IndeksOnline
Pra, që nga sot stadium i Napolit do të quhet “MARADONA”, pasi që kryetari i Komunës atje ka vendosur që ky urdhër të hy në fuqi menjëherë.