Kjo do të jetë oferta e Juventusit për Icardin
Siç po raporton ”Tuttosport”, “gara” ndërmjet Juventusit dhe Napolit për Icardin shumë shpejt do të përfundojë.
Jo vetëm për shkak të kohës, por gjithashtu për shkak se Napoli i ka përshpejtuar përpjekjet, transmeton Indeksonline.
Në fakt, bordi i Napolit po shpreson që Interi do t’ia mbyllë derën Juventusit që gjithashtu është i interesuar.
Pavarësisht kësaj, biankonerët po planifikojnë të përgatisin një ofertë më 1 shtator që arrin rreth 30 deri 40 milionë euro./Indeksonline/