75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Kjo do të jetë paga e komandantit të FSK-së!

Qeveria Kurti ka vendosur që vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro. Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti.

Komandanti i Ushtrisë, Bashkim Jashari pritet ta ketë koeficientin 15, kësisoj rroga i bie të jetë 1575 euro.

Kësisoj, Ligji që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik. /Indeksonline/