75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Kjo do të jetë paraqitja e bujshme e Dua Lipës në “SNL”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është duke i bërë përgatitjet e publikimit të albumit të ri “Radical Optimism” më 3 maj.

Sepse, kryesuesi i listës së pop-it do të bëjë bujë në emisionin Saturday Night Live të NBC-së .

Pak më parë u konfirmua se Lipa do të jetë edhe prezantuese dhe performuese si e ftuar në festën e 4 majit të SNL.

Lajmi vjen pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Illusion’, e cila pason këngët e mëparshme ‘Houdini’ dhe ‘Training Season’./Indeksonline/