19:10 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo do të jetë rroga me rritje që do ta marrin artistët dhe punëtorët e trashëgimisë

Me Ligjin e Pagave që u miratua para dy javësh nga deputetë e Republikës së Kosovës, rritje ka pasur edhe në fushën e kulturës.

Është i pari i kësaj ministrie, Kujtim Gashi ai që përmes një shkrimi dhe tabeleje të postuar në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se sa janë rritur pagat për institucionet e kulturës, nga paga minimale deri tek ajo maksimale.

Ndërsa, pagat për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore u rriten edhe në shtator të vitit të kaluar.

Në tabelë paraqiten pagat para dhe pas rritjes.