75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / L K

Kjo do të jetë skuadra e re e Andi Zeqirit, do të jetë rival me Arbnor Mujen

Andi Zeqiri do të ndërroj skuadër dhe kampionat. Ylli kosovar që luan për Zvicrën do të jetë futbollist i ri i Genk në Belgjikë.

Marrëveshja është arritur dhe lojtari ka marrë rrugën për Belgjikë ku do të prezantohet si blerje e re e Genk.

24 vjeçari është në pronësi të Brighton dhe me shumë gjase te Genk do të luaj si huazim.

Zeqiri do të garojë edhe në Uefa Conference League ku do të jetë në grup me Fiorentina, Ferencvaros dhe Cukaricki./Indeksonline/