75 Mall Live Search
23:36 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo e moshuar sonte nuk e feston Vitin e Ri, ajo kërkon lëmoshë për buken e gojës!

Pak minuta na ndajnë nga viti 2020, ndërkohë që kjo grua e moshuar vazhdon të kërkojë lëmoshë për buken e gojës.

E ulur në një cep të rrugës në sheshin e kryeqytetit, ajo shpreson që sado pak ndokush t’ia sigurojë paratë për ushqim.

Sonte, për shumë familje kjo natë do të jetë ndër netët më të veçanta ndonjëherë.

Ushqimi në tryeza padyshim që duhet të jetë më i mirë ndonjëherë, kjo për shkak se po festohet ndërrimi i motmoteve.

Por, mos të harrojmë se janë familje të shumta anë e mbanë botës që jetojnë në kushte tejët të vështira ekonomike. /Indeksonline/