Kjo është 11 vjeçarja që publikoi librin i cili po mahnitë të gjithë

Ditën e djeshme të 18 qershorit, 11 vjeçarja Miara Osaj, ka botuar librin e saj të parë me poezi “Unë në fund të klasës së pestë”, e cila u bë edhe autorja më e re në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një organizimi të jashtëzakonshëm në hapësirat e shkollës “Mileniumi i Trete” ku të pranishëm ishin shumë shokë, mësues e familjarë, Miara promovi librin e saj të cilin i kishte vënë vetës qëllim se do e realizonte brenda një periudhe shumë të shkurtë.
E nën shoqërinë e shumë duartrokitjeve 11 vjeçarja prezantoi edhe disa prej poezive, të cilat ishin shkruar me shumë pasion e përkushtim, tematika që variojnë nga ëndrrat e fëmijërisë, raportet me shokët e klasës, mësuesit, familjen, e deri te pyetjet e mëdha që lindin në mendjen e një fëmije kur rritet mes dashurisë dhe mbështetjes.
Ndryshe, Miara Osaj është shembulli më i mirë se si talenti, mbështetja familjare dhe edukimi cilësor, mund të krijojnë rrëfime të jashtëzakonshme.