08:37 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kjo është 33 vjeçarja që e goditi rrufeja për vdekje në Bjeshkët e Deçanit

Indeksonline ka raportuar dje se në Bjeshkët e Carrabregut të Deçanit është goditur nga rrufeja një grua për vdekje.

Ganimete Tishukaj-Zekaj është 33 vjeçarja që nuk i mbijetoi fatkeqësisë natyrore në pasditën e djeshme, shkruan Indeksonline.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Carrabreg i Epërm.

Në momentin e fatkeqësisë, janë lënduar edhe dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/