75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

Kjo është 42-vjeçarja që u gjet e vdekur në një objekt të pabanuar në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Pejë, në një objekt të pabanuar.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është Florentina Dregzaj, 42-vjeçare.

Fillimisht trupi i saj u gjet nga dy persona, të cilët njoftuan Policinë.

Njestitet kompetente menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për ta trajtuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

IndeksOnline ka siguruar një foto nga objekti ku është gjetur trupi i pajetë.