“Kjo është absurde”, Hekuran Murati i reagon ashpër opozitës!

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita bëri gabim trashanik kur pardje votoi kundër mandateve të veta.
“Tash po kërkojnë që qeveria të braktisë institucionet, në mënyrë që ata të korrigjojnë gabimin e vet dhe të pranojnë mandatin e deputetit.
Edhe në konsultimin e ftuar nga Kryesuesi i Seancës refuzuan që të dakordohen për rrugën përpara që do të zhbllokonte procesin. Kjo është absurde”, është shprehur ai. /Indeksonline/