07:36 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është adoleshentja me trupin më të “fortë” (Foto)

Kjo është vajza e quajtur si “adoleshentja më e fortë në botë” falë stërvitjeve të saj të pabesueshme që ka arritur t’i bëjë.

Demi Bagby nga San Diego, Kaliforni, duket se sfidon gravitetin në videot e saj në internet, të cilat kanë arritur mbi 381 mijë ndjekës në Instagram.

Megjithatë, shumë prej tyre do të befasoheshin të dinin se Demi ishte paralizuar për tre muaj pasi kishte pësuar një aksident, dhe në një moment frikohej se ajo kurë nuk do të ishte në gjendje të ecë përsëri.