Kjo është agjenda e ngjeshur e kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të punës ka një agjendë të ngjedhur për ditën e sotme.
Ai do të takohet me ambasadorët e shteteve dhe organizatave të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
Më poshtë gjeni agjenden e tij për ditën e mërkurë:
- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (vetëm pamje)
KOHA: 11:30
- Kryeministri Albin Kurti pret në një takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (vetëm pamje)
KOHA: 13:00
- Kryeministri Albin Kurti pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.
Pas takimit do të ketë konferencë shtypi.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:00
- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:15