23:38 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo është agjenda shtetërore për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit

Nesër Kosova shënon 12 vjetorin e çlirimit të saj nga okupatori serb, e për nder të së cilës në Kosovë po qëndrojnë personalitete të rëndësishme botërore.

Për të shënuar këtë ditë, sot në vendin tonë arriti ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, shkruan Indeksonline.

Prandaj, institucionet e vendit kanë njoftuar për agjendën e aktiviteteve të planifikuara për nesër, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuese të shteteve mike.

Më poshtë agjenda e plotë:

Agjenda për 12 Qershor 2019:

11:00 – 12:30 Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Vendi: Sheshi Skënderbeu

14:00 – 14:30 Ecje për liri
Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright

14:35 – 14:50 Përurimi i Bustit të Sekretares Albright
Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova

15:00 – 15:15 Vizitë në Bulevardin Bill Clinton
Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton

17:00 – 19:30 Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë
“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”
Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald.