10:03 / E Premte, 08 Korrik 2022 / B O

Kjo është arma me të cilën sulmuesi qëlloi ish-kryeministrin Abe, e krijoi vet!

Pas atentatit ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, janë shfaqur pamjet e para të armës me të cilën u shti në drejtim të tij.

Abe u plagos në qytetin Nara të Japonisë nga Yamagami Tetsuya, një banor lokal. CNN raporton se policia japoneze njoftoi se Tetsuya përdori një armë të modifikuar vetë.

Për më tepër, policia lokale në Nara njoftoi se Tetsuya është ish-pjesëtar i Ushtrisë së Japonisë.