75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 16 Shtator 2025 / SH

Kjo është arma me të cilën u krye vrasja në Ferizaj, të dyshuarit iu gjetën në shtëpi edhe dy pushkë të tjera

Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajit është privuar nga jeta Brahim Ramusa. Një familjar i tij dyshohet se është personi që i mori jetën për shkak të disa konflikteve të mëhershme. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe :

  • Një pushkë gjahu me 72 fishekë;
  • Një pushkë ajrore.

“Më datën 15.09.2025, rreth orës 19:42, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një rast i vrasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e stacionit policor të Ferizajt, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe krimteknikët. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe nën autorizimin e tij kanë nisur hetimet.
Nga hetuesit dhe krimteknikët është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërsa edhe i trupit të viktimës, si dhe janë intervistuar dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër (4) gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe :

  • Një pushkë gjahu me 72 fishekë;
  • Një pushkë ajrore.
    Sipas hetimeve fillestare, vrasja ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët ishin në lidhje gjaku (kushërinj). Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën.
    Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve.
    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur në vitin 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur në vitin 1974, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/