12:31 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja e dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga AKI

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës për arsye personale, saktësisht për arsye shëndetësore.

“Unë e respektoj këtë, AKI ka zv/drejtor, por ende nuk e ka atë të Inspektorit edhe pse edhe atë e udhëheq dikush më i lartë”, tha Haradinaj.

Tutje ai vlerësoi lartë figurën e Shpend Maxhunit ku tha se në AKI solli shumë dije dhe përvojë që ndikuan në të mirën e këtij agjencioni.

“Ajo çfarë mund të them këtu para jush është se jam në dijeni të punës dhe puna e tij ka qenë e mrekullueshme si drejtor i AKI-së. Ai ka sjellë shumë përvojë e njohuri në mes AKI-së dhe aleatëve tanë. Ju siguroj se puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. E di që ka pikëpamje të ndryshme për secilin prej nesh për detyrat që kemi kryer në etapa të ndryshme, por flas me kompetencë se Maxhuni si drejtor i AKI-së ishte shumë mirë”, shtoi Haradinaj.

Ndryshe Maxhuni ishte në krye të AKI-së që nga prilli i vitit 2018./Indeksonline/