Kjo është arsyeja e dorëheqjes së u.d kryeshefit të Trepçës

Ka dhënë dorëheqje u.d kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Enes Muzaqi.
Ndërsa IndeksOnline nga burimet e saj mëson se ai ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.
“Po është e vërtet që z. Muzaqi ka dhënë dorëheqje. Ai para anëtarëve të bordit ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij janë shëndetësore. Ka trajtime shëndetësore të cilat është duke i kryer. Ndërsa bordi e ka aprovuar kërkesën e tij”, tha ky burim për IndeksOnline.
Ndryshe Muzaqi në krye të Trepçës ka ardhur në nëntor të vitin 2020.