75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / OSH

Kjo është arsyeja e vërtet se pse vetura e dyshimtë gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Në mëngjesi ne sotëm në Prishtinë, saktësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, u vërejt një veturë e dyshimtë që ishte e mbuluar.

Policia e Kosovës për Indeksonline ka dhënë informata shtesë rreth kësaj veture të dyshimë në Prishtinë.

“Vetura e vendosur në shesh ka marr pëlqimin/lejen nga kompetentet dhe do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sepse Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj të vazhdueshme në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë se përgjithshme në vend për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. /Indeksonline/