Kjo është arsyeja e vërtetë e skandalit të himnit në Stade de France
Për disa minuta atmosfera në stadiumin e famshëm francez “Stade de France” u shndërrua në një hoti totale.
Organizatorët e ndeshjes Francë – Shqipëri, nuk e lëshuan himnin e Shqipërisë por atë të Andorrës.
Fishkëllimat nga tifozët shqiptarë nuk patën të ndalur, derisa folësi zyrtar i stadiumit kërkoi falje dhe tha që është intonuar himni i Armenisë, transmeton Indeksonline.
Mediumi francez RMC Sport, shkruan se ngatërrimi ka ndodhur nga kompania që është e kontraktuar nga Federata e Futbollit Francez për organizimin e ndeshjes.
Sipas burimeve të RMC Sport brenda FFF-së, kësaj kompania i janë dërguar dy himnet përmes emailave, ngase Franca do të luante edhe me Andorrën më 10 shtator.
Ndryshe, Federata e Francës i ka dërguar letër zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit duke kërkuar falje për këtë gabim trashanik. /Indeksonline/