10:13 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / L K

Kjo është arsyeja pse duhet të hiqni dorë nga zakoni i dushit çdo ditë

Disa persona lahen çdo ditë në mëngjes, e disa çdo ditë në mbrëmje. Cilado qoftë, është e gabuar. Kështu rekomandon dermatologja e famshme, Sabine Kurzidem.

Sipas saj duart, këmbët, fytyra, sqetullat ose zonat intime mund të lahen çdo ditë, por jo edhe flokët apo trupi. Dushi i përditshëm thanë lëkurën dhe dëmton flokët.

Dushi i nxehtë sulmon mantelin acid mbrojtës të lëkurës ngase argon yndyrnat dhe mineralet e trupit që supozohet të mbrojnë lëkurën, shkruan Indeksonline.

Larja e flokëve dëmton rrënjën e flokut ndërsa është e rekomandueshme që të bëhet deri në 3 herë në javë. Sipas ekspertes, larja e shpeshtë e flokëve heqë vajrat natyrale.

Poashtu gjatë dushit duhet të ketë kujdes që mos të përdoren produkte që përmbajnë parabenë, silikone, vajra esencialë dhe aroma.

Në vend të kësaj, përdorni kremra larës të butë dhe hidratues që nuk heqin shtresën mbrojtëse natyrale gjatë larjes…./Indeksonline/