17:36 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Higuain zgjodhi fanellën me numrin 21

Pas kthimit në Juventus nga Chelsea, Higuain befasoi të gjithë me numrin e fanellës që mori.

Shumë raporte shkruanin se arsyeja që nuk e mori numrin 9 është se atë do ta marrë Icardi pasi të transferohet nga Interi, por në fund një lëvizje e tillë nuk ndodhi dhe Icardi u huazua në PSG, shkruan Indeksonline.

Higuain për Sky Sports ka treguar arsyen e vërtetë pse zgjodhi numrin 21.

“Kur u ktheva në Juve numri 9 ishte i lirë. Por vendosa të ndryshoj dhe të lëviz në ’21’ sepse është dita e lindjes së vajzës sime ” – u shpreh argjentinasi./Indeksonline/