18:20 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Jamie Dornan nuk e ka treguar organin gjenital në “Fifty Shades Freed”

Aktori Jamie Dornan është kthyer pa dyshim në një nga fenomenët e kinematografisë.

Femrat në të gjithë botën e njohin atë falë rolit të Christian Grey në tri seritë e famshme “Fifty Shades”.

Megjithëse përflitej se do të shfaqej nudo në episodin e fundit duke treguar kështu edhe organin gjenital, kjo gjë nuk ndodhi në “Fifty Shades Freed”.

I pyetur nga revista “Elle”, Dornan tregoi se “nuk ka dashur që ta bëjë një gjë të tillë, pasi ajo pjesë është shumë private dhe dëshiron ta ruajë si të tillë”, shkruan Telegrafi.

Përpos kësaj ai tregoi se “Fifty Shades Freed” është një film erotik, por jo pornografi.

Ndërkohë, i njëjti ka mohuar faktin se produksioni i ka ofruar një milion dollarë për të shfaqur nudo gjithë trupin, ashtu siç spekulohej në media.