Kjo është arsyeja pse legjenda e vrapimit mbante pistoletë në dorë gjatë garës në Gjermani

Në internet po qarkullojnë foto të etiopianit Haile Gebreselassie me një armë në dorë. Fotot janë bërë virale nga maratona e fundit në Gjermani.
Kampioni olimpik, kampioni i botës dhe rekordmeni botëror vrapoi në fakt me një armë në dorë dhe ka një arsye për këtë.

Shpjegimi është i thjeshtë, Gebreselassie u lejua të qëllonte me armën e nisjes në garën e vrapimit “Adizero Roads to Records” në Herzogenaurach të Gjermanisë dhe ai u lejua ta kishte pistoletën në pak kilometra, para se të ia dorëzonte njërit prej organizatorëve.
Haile Gebreselassie është një nga vrapuesit më të mëdhenj të distancave të gjata në histori./Indeksonline/
