Kjo është arsyeja pse Leipzigut iu anulua goli ndaj Real Madridit

Sulmuesi slloven, Benjamin Sesko i dha epërsinë skuadrës së tij që në minutat e para ndaj Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për rundin e 1/16 e finales në UEFA Champions League.
Por goli i sulmuesi i RB Leizpig u anulua pas rishikimit të sistemit teknologjik, VAR, ani pse ai ishte në pozicion të rregullt, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, vendimi i VAR-it u arsyetua me pengimin që lojtari i Leipzigut i bëri portierit madrilen Andriy Lunin.
Rezultati aktual i ndeshjes është 0-0.