14:57 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse ndaloi shitja e trangujve me qese (Foto)

Kur është fjala për luftën ndaj plastikës dhe mbeturinave, Morrisons është në rrugë të mbarë.

Supermarketi i njohur ka filluar të zëvendësojë qeset plastike me letra për fruta dhe perime, duke ofruar kuponë për blerësit të cilët i kthejnë shishet e tyre plastike dhe gjithashtu duke i shpërblyer njerëzit që sjellin mbulesën e tyre, duke marrë mish dhe peshk në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Dhe tani, Morrisons ka vendosur të largojë qeset e plastikës edhe nga trangujt, si pjesë e programit të vazhdueshëm të reduktimit të plastikës.

Trangujt ishin shitur në plastikë vitet e fundit në një përpjekje për të zgjatur jetën e tyre në frigorifer-duke parandaluar çdo dehidratim./Indeksonline/